Sfidë e hapur: Stadiumi i Milanos më i mirë se ai i Tottenham

Futboll

Sfidë e hapur: Stadiumi i Milanos më i mirë se ai i Tottenham

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 07:27
Stadiumi i Milanos

Alessandro Zoppini, njëri prej përgjegjësve të projektit të stadiumit të ri të Milanos për llogari të studios “Populous”, foli për “Radio Sportiva”, duke dhënë disa detaje të rëndësishme mbi risitë dhe elementët inovativë që do të përfqësojë impianit i ri, i tillë që të konkurojë edhe atë të Tottenham, i inaguruar vetëm pak kohë më parë.

“Ne u nisëm me dëshirëm për të krijuar diçka unike për qytetin e Milanos. Kemi shfrytëzuar dy simbolet kryesore që janë “Duomo” dhe Galeria. Donim një stadium ekstremisht funksional, që të rikualifikonte në të gjithë kompleksitetin e tij një zonë të tërë urbane, që aktualisht nuk është e tillë”.

“Një stadium me konsum zero, edhe pse terreni aktualisht është i zënë nga një shesh bosh në 6 nga 7 ditët e javës. Është një stadium që do të garantojë gjeometrinë më të mirë të realizuar ndonjëherë. Do të jetë më mirë se projekte të realizuar së fundmi, madje edhe më mirë se ai i Tottenham”.

“Do të ketë një atmosferë madhështore për tifozët, por edhe një stadium i hapur për të gjithë banorët e zonës. Do të ricikohen burimet e energjisë, do të jetë më i ulët se ai aktuali dhe do të minimizojë zhurmat për ambientin e jashtëm të stadiumit. Për zonën aty pranë do të jetë thuajse e papërfillshme. Është parashikuar mbjellja e pemëve me intensitet të lartë që do të rrethojnë plotësisht stadiumin”.

“Ne kemi bërë detyrën tonë, më të mirën që mund të realizonim, pastaj anë Inter e Milan që do të duhet të vendosin se cilin prej dy projekteve do të zhvillojnë. Ne jemi besimplotë dhe njerëzit e mediat na shohin favoritë. Ne jemi gati ta nisim që nesër, një projekt që mund të realizohet në 3 apo 4 vite, me stadiumin që duhet të jetë me siguri gati për Olimpiadën e 2026”, deklaroi Zoppini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat