E konfirmon Scaloni: Ja kur do të kthehet Messi tek Argjentina

Futboll

E konfirmon Scaloni: Ja kur do të kthehet Messi tek Argjentina

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 08:34
Lionel Messi

Lionel Scaloni ka dhënë një lajm të madh për tifozët e Argjentinës.

Scaloni ka bërë të ditur se Lionel Messi do t’i bashkohet kombëtares së Argjentinës, gjatë grumbullimit të ardhshëm.

Përveç Messi, edhe ylli i Manchester City, Sergio Aguero, pritet të jetë një nga lojtarët që do t’i rikthehet kombëtares latine.

“Messi nuk është këtu për shkak të suspendimit” ka thënë Scaloni fillimisht.

“Sergio Aguero nuk është këtu sepse ai nuk është stërvitur 100% me skuadrën e tij së fundmi. Jam i sigurt se të dy do të kthehen këtu gjatë muajit të ardhshëm” shtoi tutje selektori i Argjentinës.

Argjentina së fundmi luajti baras me Gjermaninë 2:2, në një ndeshje ku e gjeti vetën me dy gola disavantazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat