Sporting Lisbona po konsideron mundësinë t’i bëjë një nder të madh yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo, njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, karrierën e tij kishte nisur tek Sporting Lisbona, para se të kalonte tek Man United.
Portugezi arriti që ndërkohë të kalonte tek Real Madrid, e së fundmi tek Juventus, ku gjatë këtij rrugëtimi fitoi 5 ‘Topa të Artë’ e 5 Liga të Kampionëve.
Pas gjithë këtyre sukseseve, Sporting Lisbona po shqyrton mundësinë që stadiumin e tyre ta emërojnë sipas CR7,
Rinovimi i ‘Estadio Jose Alvalade’ mund të bëjë që Cristiano Ronaldo të jetë emri i stadiumit të ri të Sporting.
Cristiano i ishte bashkuar Sportingut si një 12 vjeçar, në vitin 1997, ku edhe arrinte të depërtonte në skuadrën e parë, para se të tërhiqte vëmendjen e gjigantit evropian, Manchester United.