Fatos Beqiraj luan për Malin e Zi, ka një porosi për Kosovën

Futboll

Fatos Beqiraj luan për Malin e Zi, ka një porosi për Kosovën

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:31
Fatos Beqiraj luan për Malin e Zi, ka një porosi për Kosovën

Sulmuesi i Malit të Zi me prejardhje nga Peja, Fatos Beqiraj, shpreson se do të mundë t’i ndihmojë kombëtares malazeze ta arrijë fitoren e parë në Grupin A kualifikues për Euro 2020 pikërisht kundër atdheut të tij. 

Kombëtarja malazeze u mposht nga Anglia 5:1, dy herë nga Republika e Çekisë me rezultat të njëjtë 3:0 dhe barazoi Kosovën dhe me Bullgarinë në Podgoricë dhe tani do t’i ketë vetëm edhe dy raste për ta kërkuar fitoren: ndaj dardanëve dhe anglezëve.

 “Shpresoj se do të ndryshojë nga ndeshja me Kosovë”, ka thënë Beqiraj për mediat malazeze.  
Ai thotë se për të, ndeshja me Kosovën do të jetë si çdo ndeshje tjetër. I lindur dhe i rritur në Pejë, Beqiraj thotë se prejardhja e tij nuk do të ndikojë në fushë e as në synimet e tij për të fituar me Malin e Zi.
“Këtë ndeshje e shoh vetëm nga ana sportive. Nëse më jepet rasti do ta jap maksimumin si gjithmonë. Unë vetëm po mendoj sesi do të luajmë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat