Plas te Anglia

Futboll

Plas te Anglia

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 13:53
Plas te Anglia

Si të mos mjaftonte humbja 2:1 ndaj Çekisë , te kombëtarja angleze ka shpërthyer një skandal, e ku protagonist është lojtari i Leicester James Madison.

Ky i fundit u largua nga grumbullim për arsye si ishte sëmurë, po mbrëmjen e djeshme ai është fotografuar në një nga kazinot e Leicesterit.

Një gafë e rëndë kjo nga Maddison, i cili rrezikon jashtë mase shumë.

Në Angli, veprime të tilla janë të patolerueshme, pasi konsiderohet mosrespektim i fanellës së Kombëtares. Federata angleze ende nuk ka reaguar për këtë çështje dhe sipas asaj që raportohet nga mediat në ishull, pritet që sipas gjasave të japë edhe një dënim shembullor për mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat