Humbja nga Çekia ka dërguar sinjale të forta, Southgate konsideron ndryshime në formacion

Futboll

Humbja nga Çekia ka dërguar sinjale të forta, Southgate konsideron ndryshime në formacion

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:32
Gareth Southgate

Gareth Southgate po konsideron ndryshime në formacionin e kombëtares së Anglisë.

Tri gola të pësuara nga Kosova dhe dy nga Çekia në ndeshjen e fundit kanë bërë që Southgate të rimendohet për pozicionimin e skuadrës.

Selektori i Anglisë po e shqyrton mundësinë që të rikthejë skemën me tre mbrojtës, me të cilën preki gjysmëfinalen e botërorit.

“Është diçka që kemi qenë duke e shqyrtuar dhe nuk mendoj se mund ta lëmë anash” ka thënë Southgate.

“Mendoj se jemi në situatë të vështirë pasi disa lojtarë nuk kanë luajtur mirë me skuadrat” ka vazhduar tutje anglezi.

“Kjo ishte arsyeja pse nuk luajtëm me tre mbrojtës ndaj Çekisë” ishin fjalët e Southgate.

Harry Maguire së bashku me dy lojtarët që nuk janë pjesë e skuadrës tashmë, John Stones dhe Kyle Walker përbënin treshen e mbrojtjes.

Mbetet të shihet nëse Southgate do të provojë një sistem me tre mbrojtës qysh në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat