Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Futboll

Rashica: Jam gati 100 për qind për Malin e Zi

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:07
Milot Rashica

Ylli Milot Rashica ka thënë se është i gatshëm 100 për qind për lojën kundër Malit të Zi.

Ai gjithashtu tha se beson që Kosova mund të fitojë tri ndeshjet e mbetura në rrugën për Evropian.

“Besoj që jam gati 100 për qind për ndeshje. Ka qenë ndeshje e vështirë kundër Franfkurtit, teren i vështirë, luajta 90 minuta. Por kam pasur kohë për t’u rikuperuar dhe jam gati për të dhënë më të mirën”,

“Kemi bërë një rrugëtim të mirë. Anglia ka humbur dhe na ka vështirësuar punën, por kemi pasë qëllimin që në çdo ndeshje të fitojmë. Nesër e kemi një test të rëndësishëm shpresoj që ka me qenë i suksesshëm”.

“Jemi një grup i mirë i lojtarëve por duhet të shohim ndeshje pas ndeshje dhe të mbërrijmë aty ku po duam”.

Rashica tregoi edhe për pozicionin që dëshiron më shumë në fushë.

“Prej që kam shkuar në Gjermani të gjitha ndeshjet i kam luajtur në krahun e majtë. E preferoj këtë por kemi lojtarë që edhe në pozita të ndryshme janë të mirë, prandaj në fund kudo që më vendos trajneri në ofensivë e pranoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat