Memushaj: Nuk është vetëm faji i sulmuesve, ta harrojmë Turqinë!

Futboll

Memushaj: Nuk është vetëm faji i sulmuesve, ta harrojmë Turqinë!

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:20
Ledian Memushaj

Kapiteni i Shqipërisë, Ledian Memushaj, ishte përkrah trajnerit Edy Reja në konferencën për shtyp para ndeshjes me Moldavinë. Ai mendon se skuadra duhet të reagojë shpejt dhe të harrojë shpejt humbjen me Turqinë. 

Moldavia - "Ndeshja me Turqinë na mërziti, pasi duhet të përgatitemi për Moldavinë dhe të kthehemi te rezultatet pozitive. Nesër kemi një ndeshje më të rën dësishme. Jam i kënaqur me mënyrën si kanë reaguar lojtarët". 

Përmirësimet - "Me Turqinë treguam nga ana taktike dhe teknike që jemi përmirësuar. Kundërshtarë të tillë tregojnë se sa jemi pjekur. Duhet të përmirësohemi në fazën sulmuese. Nuk është vetëm faji i sulmuesve, por dhe i mesfushorëve dhe ekipit". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat