Juventusi kërkon t’i rinovojë kontratën motorit boshnjak të mesfushës Miralem Pjanic.
Mesfushori qendror është kërkuar nga superklubet e Europës gjatë merkatos së verës, sidomos ai është përfolur për një kalim në Premier League teksa e kanë kërkuar dy skuadrat e Manchester-it, si dhe te Real Madridi apo Paris Saint Germain.
Për të eliminuar interesin e rivalëve, Juve ka gati një kontratë të përmirësuar për 29-vjeçarin.
Ajo aktualja përfundon në vitin 2023.