FFK e pret me dhurata dhe na “shet” për mik: Saviçeviq kishte votuar kundër pranimit të Kosovës, ja deklarata skandaloze e tij

Futboll

FFK e pret me dhurata dhe na “shet” për mik: Saviçeviq kishte votuar kundër pranimit të Kosovës, ja deklarata skandaloze e tij

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 00:29
Dejan Saviçeviq

Kosova vazhdon traditën mikpritëse, ani pse Prishtinën kësaj radhe e viziton një shtet që kishte votuar kundër pranimit të vendit tonë me të drejta të plota në instancat më të larta të futbollit evropian dhe atij botëror.

Bëhet fjalë për Malin e Zi, që ishte mes disa vendeve që votuan kundër pranimit të Kosovës në kongresin e jashtëzakonshëm të UEFA-s.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Saviçeviq, kishte treguar publikisht që ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA.

Sipas tij, pranimi me të drejta të plota i Kosovës ishte në kundërshtim me Statutin e UEFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat