Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Gjermanisë me marrëveshje bashkëpunimi

Futboll

Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Gjermanisë me marrëveshje bashkëpunimi

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 07:16
Ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës sot do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Gjermanisë.

Kjo marrëveshje do të përfshijë përfitimin e përvojave gjermane për Kosovën në të gjitha fushat.

Sipas njoftimit të federatës, kjo marrëveshje do të përfshijë shkuarjen e ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja në kampet e Gjermanisë, ku do të kryhen stërvitje me ekipet e njëjta kombëtare të Gjermanisë.

Po ashtu, trajnerët do të ndjekin seminare dhe do të fitojnë përvojë me ekipet më të mira gjermane si dhe me ekipet kombëtare gjermane.

Gjithashtu përfitues nga kjo marrëveshje do të jenë edhe gjyqtarët, sidomos ata fillestarë, të cilët do të ndjekin seminare të ndryshme, sikurse edhe sektori për marrëdhënie me jashtë, administratorët e sektorëve të ndryshëm në FFK dhe menaxherët e ekipeve kombëtare.

Kjo marrëveshje përfshinë edhe edukimin në kuadër të UEFA-s me projekte të veçanta, si sistemin VAR, programerët dhe softveristët etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat