Berlusconi: Milan do ishte i suksesshëm sërish nëse do vinte në duart e mia

Futboll

Berlusconi: Milan do ishte i suksesshëm sërish nëse do vinte në duart e mia

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 09:11
Silvio Berlusconi

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi tha se e vetmja mënyrë që ‘kuqezinjtë’ të bëhen përsëri të suksesshëm është nëse klubi i Serie A i kthehet atij.

Stefano Pioli po kërkon të shpëtojë sezonin e dobët të Milanit pasi Marco Giampaolo u shkarkua pas vetëm shtatë ndeshjeve konkurruese para pushimit ndërkombëtar.

Ka qenë e vështirë për Milanin, të cilët tashmë janë 10 pikë larg vendit të parë pasi ata fituan për herë të fundit Scudetto në edicionin 2010/11 – teksa sezonin e kaluar arritën renditjen më të lartë që nga sezoni 2012/13.

“Këto janë fraza që dikush duhet të thotë vetëm nëse ai futet në tualet dhe së pari mbyll derën”, i tha Berlusconi TeleLombardia.

“Sa i përket mënyrës sesi ne e kthejmë Milanin të kthehet në Milanin e madh të së kaluarës, kjo është e thjeshtë, por në të njëjtën kohë është e vështirë të ndodhë: t’i kthehet Bersluconit”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat