”Sterling nuk do të arrijë nivelin e Messit e Ronaldos”

Futboll

”Sterling nuk do të arrijë nivelin e Messit e Ronaldos”

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 09:13
Raheem Sterling

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling nuk do të arrijë nivelin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi ose të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Wenger tha se anglezi është një ndër lojtarët më të mirë në Evropë, por nuk do të arrij të bëhet si portugezi ose argjentinasi.

“Në këtë moment mund të them jo. Duhet të jesh i kujdesshëm, personalisht më pëlqen Sterling, por kur je duke folur për këta djem, je duke folur për 50 gola në sezon, për 10 sezone”.

”Mendoj se është një ndër lojtarët me të mirë në Premier Ligë, i cili është një ndër më të mirët në Evropë”, deklaroi ai.

City këtë sezon është në vendin e dytë me 16 pikë, tetë pikë me pak se Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat