Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Malit të Zi

Futboll

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Malit të Zi

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 09:55
Kosova

Kosova sot luan një tjetër ndeshje të rëndësishme, teksa do të përballet me Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

‘Dardanët’ tubojnë 8 pikë në vendin e tretë në grupin A, katër më pak Anglia dhe Çekia (një ndeshje më shumë) përkatësisht në pozitën e parë dhe dytë.

Selektori Bernard Challandes ka konfirmuar se skema 4-2-3-1 do të jetë e njëjtë por nuk ka përmendur emrat e lojtarëve që do nisin nga fillimi këtë sfidë.

Por në vazhdën e stërvitjeve është kuptuar pak a shumë 11-shja startuese për ndeshjen e sontme.

Befasia pritet të jetë në krahun e djathtë të mesfushës, ku pritet që të startojë Florent Hadërgjonaj i cili ka luajtur shpesh edhe te skuadra e tij Huddersfield në rol pothuajse të njëjtë në skemën 3-5-2.

Ky pritet të jetë formacionin i Kosovës për ndeshjen e sontme:

Formacioni (4-2-3-1) – Muric: Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli: Shala, V.Berisha: Hadërgjonaj, Celina, Rashica: Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat