Lajme të mira për Kosovën para ndeshjes me Malin e Zi

Futboll

Lajme të mira për Kosovën para ndeshjes me Malin e Zi

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 14:56
Kosova pret sonte Malin e Zi në “Fadil Vokrri”

Kosova ballafaqohet sonte me Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova pret sonte Malin e Zi në “Fadil Vokrri” në një prej ndeshjeve më të rëndësishme deri më tani në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Kosova është nën presion që të shënojë fitore për të vazhduar ndjekjen e Republikës çeke në garë për pozitën e dytë në grup.

Por, skuadra jonë ka marrë mbështetjen nga statistikat.

Mali i Zi nuk ka shënuar gol në tri ndeshjet e fundit në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Po ashtu, Mali i Zi është në seri negative ku ka dështuar të fitojë në 8 ndeshjet e fundit. Kurse, Kosova ka realizuar së paku 2 gola në tri takimet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat