Deputeti i ardhshëm i VV-së tregon si të zbulohet mashtrimi me bileta: Janë veç 2 hapa

Futboll

Deputeti i ardhshëm i VV-së tregon si të zbulohet mashtrimi me bileta: Janë veç 2 hapa

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 16:16
Hekuran Murati

Deputeti i ardhshëm nga radhët e Vetëvendosjes, Hekuran Murati ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me keqpërdorimin e shitjes së biletave.

‘Fenomeni’ i shitjes së biletave në kohë rekorde deri në 11 minuta, ka prekur opinionin sportiv dhe jo vetëm, pasi edhe kandidati i Vetëvendosjes për deputet ka shpjeguar një mënyrë se si të zbulohet e vërteta.

Sipas Hekuran Muratit, ekzistojnë dy mënyra shumë të lehta se si prokuroria e Kosovës do të mund të zgjidhte problemin e shitjes së biletave.

Image

“Prokuroria e ka shume te lehte me i ra ne fije se cka po ndodhe me biletat e ndeshjeve te Kosoves. Krej cka duhet me kerku nga kompania qe e ka marre persiper shitjen asht:

1. Listen me ‘timestamp’ per te gjithe personat qe kan ble, dhe,

2. Pasqyren e llogarise ‘merchant account’, te kompanise,

Me keto dyja, vertetohet nese biletat pernime po shiten per 7 minuta, apo nese ktu ka ndonje dallaver. Dyshimet anojne kah kjo e dyta”, ka shkruar në Facebook Murati.

Ndryshe, Kosova sot luan ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat