Shqipëria U-19 bind, triumf me spektakël ndaj Polonisë

Futboll

Shqipëria U-19 bind, triumf me spektakël ndaj Polonisë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 16:39
Pamje nga ndeshja

Shqipëria e 19-vjeçarëve ka triumfuar në testin miqësor ndaj Polonisë të zhvilluar ditën e sotme në “Selman Stermasi”. Të besuarit e Dedes morën një fitore 3-1, ku protagonisti kryesor ishte Ernest Muçi.

Sulmuesi i Tiranës shënoi një dopietë, fillimisht në minutën e 32-të pas një pasimi të Bozhanajt dhe më pas në minutën e 53-të pas një gabimi në mbrojtje të miqve.

Në minutën e 80-të, polakët shkurtuan diferencën me anë të Bialek, përpara se Marvin Çuni me një gol të bukur të  vuloste gjithçka në shifrat 3-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat