Neo-nazistët prorusë futen në Kosovë, planifikojnë dron në ndeshjen e sontme

Futboll

Neo-nazistët prorusë futen në Kosovë, planifikojnë dron në ndeshjen e sontme

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 17:20
Neo-nazistët

Para 5 vjetësh, në Beograd, u lëshua droni në ndeshjen Serbia-Shqipëria. Institucionet e Kosovës në prag të ndeshjes se shtatorit në Prishtinë me Republikën e Çekisë, kapën organizatën FESK që planifikoi lëshimin e dronit me transparentin armiqësor” “Kosova është Serbi”.

Kurse sot, në në ndeshjen me Malin e Zi janë paralajmëruar provikime nacionaliste. Maik Mueller sot hyri në Kosovë! Çka do të ndodhë? Pse ai ka shkruar “TRE, DY, NJE… SULM???”

Në foto shihet dokumenti i udhëtimit të Maik Mullerit, i cili në jetën politike në Gjermani, ku është anëtar i Partisë së ekstremit të djathtë/partisë Neo-Naziste, NDP (Nacional Democratic Party), shfrytëzon identitetin e Maik Mullerit, në të cilin edhe i ka dokumentet e udhëtimit, ndërsa identitetin tjetër si Maximilian Brown, e shfrytëzon gjatë aktiviteteve që kanë të bëjnë me lëvizjen Fronti Evropian për Solidaritet me Kosovën (më tej FESK).

Image

Aktiviteti i Mullerit, në Kosovë, ndërlidhet me aktivitetin e tij në Gjermani si pjesëtar i partisë neonaziste të NDP-së, pasi që një pjesë e konsideruar e partive dhe lëvizjeve të ekstremit të djathtë ne Evropë janë duke u mbështetur dhe financuar nga Moska zyrtare.

Mulleri pos që ka shfrytëzuar dy identitete, ai i ka pasur edhe dy profile të FB-së, një si Maik Muller dhe tjetrin si Maximilian Brown.

Nuk dihen arsyet, por profili i Fcebook-ut në emrin e Maik Muller më nuk është aktiv, pra Mulleri e ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook dhe për momentin shfrytëzon vetëm profilin në emër të Maximilian Brownit.

Maik Muller/Maximilian Brown është president i FESK-ut, lëvizje e cila propagandon dhe organizon protesta kundër Kosovës, si edhe mbledh ndihma materiale për serbët në Kosovë.

Kjo lëvizje ka anëtarë në Gjermani, Finlandë, Itali, Greqi, Poloni, Çeki, etj. FESK-ja bashkëpunon edhe me lëvizjet antiglobaliste evropiane, lëvizje të cilat mbështeten nga Rusia. Afërsia e Mullerit me lëvizjet ultranacionaliste e kishtare ruso-serbe, kanë ndikuar tek ai që të praktikojë besimin fetar ortodoks.

Image

Mulleri është pagëzuar në Kishën ortodokse serbe në vitin 2016, duke e marrë emrin gjerman. Muller e pranon edhe vet se vizitat në Kosovë, takimet me klerikë serbë si dhe me klerikun e kishës ortodokse ruse në Drezden (vendi i njohur ku Putin ka shërbyer si pjesë e KGB-së së dikurshme ruse dhe ku ka mbetje të ndikimit shumë të madh rus), e kanë shtyrë që të bëhet besimtarë i Kishës ortodokse serbe.

Për aktivitetet e tij të dyshimta, Mulleri disa vjet ka qenë në vëzhgimin e shërbimeve inteligjente gjermane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat