Interi në ankth, trajneri i Kilit zbulon se sa do të mungojë Sanchez!

Futboll

Interi në ankth, trajneri i Kilit zbulon se sa do të mungojë Sanchez!

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 18:49
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez u dëmtua në miqësoren që kombëtarja e tij e Kilit zhvilloi me Kolumbinë dy ditë më parë, duke shqetësuar jo pak Interin.

Ditën e sotme, trajneri i Kilit ka folur në konferencë për shtyp dhe ka zbuluar se sa pritet që të mungojë sulmuesi. “Mund t’i duhet të operohet. Do të mungojë 2-3 muaj. Të vjen keq, pasi kishte nisur të luante me Interin dhe e shikoja shumë të lumtur dhe të motivuar”, përfundoi me keqardhje numri një i pankinës së Kilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat