Futbollisti i kombëtares ndjen dhimbje në gju, Reja ndryshon planin e tij!

Futboll

Futbollisti i kombëtares ndjen dhimbje në gju, Reja ndryshon planin e tij!

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 19:16
Shqipëria

Shqipëria do të luajë sonte ndaj Moldavisë jashtë fushe, ora 20:45, teksa trajneri Edoardo Reja, që kishte bërë plane të tjera, duhet të modifikojë gjithçka. Sipas asaj që ka mësuar Telesport, orët e fundit, stafi mjekësor ka bërë çmos që të rikuperojë Bekim Balajn, por sulmuesi shkodran do të duhet të qëndrojë jashtë, pasi ka dhimbje në gju për goditjet e marra në sfidën ndaj Turqisë.

Kështu, Balaj do të ulet në stol, por shanset për ta rrezikuar janë thuajse zero. Shkodrani do të duhet të qëndrojë pushim 3-4 ditë përpara se të rikuperojë. Pra, Manaj konfirmohet në dyshe me Cikalleshin.

Ndërkohë, edhe Odise Roshi pritet ta nisë sërish nga stoli. Fieraku nuk është në 100% të formës fizike dhe ndaj trajneri nuk dëshiron të rrezikojë. Megjithatë, do të pritet deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat