Challandes: Ja çfarë më pëlqeu më së shumti sot

Futboll

Challandes: Ja çfarë më pëlqeu më së shumti sot

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 22:58
Bernard Challandes

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes është shumë i lumtur me paraqitjen e kombëtares së Kosovës.

Ai thotë se kombëtarja e Kosovës ishte fantastike sot dhe kjo i pëlqeu jashtëzakonisht shumë.

“Jam shumë i kënaqur me përformancën e skuadrës. Miksi mes mbrojtjes dhe presingut që kemi bërë në mesfushë më ka pëlqyer më së shumti dhe pastaj e kemi mbajtur topin mjaft mirë me pasime të shkurtra”, tha Challandes për SS.

“Nëse duhet të them urime, sonte duhet të themi urime”, përfundoi ai.

Kosova fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi, me golat e Rrahmanit dhe Muriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat