Vojvoda si gjithmonë qesharak në deklarata: Do t’ia shtijmë Çekisë e Anglisë

Futboll

Vojvoda si gjithmonë qesharak në deklarata: Do t’ia shtijmë Çekisë e Anglisë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 23:53
Mërgim Vojvoda

Kombëtarja e Kosovës përsëri ka treguar forcën e saj në futboll.

Kosova ka shënuar fitore shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi me rezultatin 2:0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur për medie pas takimet me Malin e Zi.

“Normal që kemi pasur presion dhe është dashtur me fitu sot. Por goli i Amirit na ka çliru shumë, kena pas shanca tjera por shiqyr që e dhamë golin e dytë dhe nuk pësuam gol”, ka thënë Vojvoda.

“Bënë disa provokime dhe referi nuk u dha atyre kartona. Ka qenë faji im ndoshta pasi që nuk është dashur të ndëshkohem duke u përfshirë”, tregoi mbrojtësi i Standart Liege.

“Do t’ia shtijmë edhe Cekisë e Anglisë e”, ka përfunduar Vojvoda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat