Faruk Hadzibegiq: Kosova bëri një lojë të mrekullueshme

Futboll

Faruk Hadzibegiq: Kosova bëri një lojë të mrekullueshme

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 00:24
Faruk Hadzibegiq

Trajneri i Kombëtares së Malit të Zi në futboll, Faruk Hadzibegiq, e ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës për fitore duke thënë se e ka bërë një lojë të mrekullueshme.

Ai kështu ka thënë në një konferencë për media pas ndeshjes, duke shtuar se skuadrës së tij i mungojnë disa lojtarë për shkak të lëndimeve.

“Dua ta përgëzoj Kosovën për fitore të merituar. Ata shfrytëzuan freskinë mentale dhe fizike dhe bënë një lojë të mrekullueshme”.

“Kemi luajtur me seriozitet dhe më duhet të them se jemi në situatë të kundërt me Kosovën. Kosova ka pasur më shumë fat kurse ne jo”.

“Besoj se pas një kohe do të përmirësohemi. Pjesa e dyte ishte më mirë sesa pjesa e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat