Ronaldo me deklaratë interesante pas rekordit

Futboll

Ronaldo me deklaratë interesante pas rekordit

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 09:08
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Portugalisë dhe Juventus, Cristiano Ronaldo këmbënguli se ai nuk është i fiksuar pas thyerjes së rekordeve pasi ato vijnë natyrshëm për të pasi shënoi golin e tij të 700-të në karrierë.

Ronaldo shënoi një penallti ngushëllimi në gjysmën e dytë në humbjen e Portugalisë 2-1 në kualifikueset e Euro 2020 ndaj Ukrainës në Kiev të hënën.

Superylli 34-vjeçar nuk bëri gabim nga pika e bardhë, por nuk ishte e mjaftueshme për Portugalinë, pasi ata humbën për herë të parë që nga Kupa Botërore 2018.

Duke reflektuar në arritjet e tij personale, Ronaldo shtoi: “Sa rekorde kam? Unë nuk e di. Më duhet të shijoj momentin dhe t’i falënderoj ata që më ndihmuan të arrij këtë rekord mbresëlënës”.

“Herën e fundit kur luajta në këtë terren fitova Ligën e Kampionëve, një moment i bukur që është në të kaluarën. Sot ne luajtëm mirë, por nuk mundëm të fitonim”.

“Rekordet vijnë natyrshëm – nuk kërkoj për to; rekordet po më kërkojnë mua! Pa pasur një fiksim, ato ndodhin natyrshëm”, përfundoi 34-vjeçari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat