Gjendja e grupit A, Kosova me shpresa për kualifikim

Futboll

Gjendja e grupit A, Kosova me shpresa për kualifikim

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 09:55
Kombëtarja Kosovës

Kosova ka shënuar fitoren e radhës mbrëmë në ndeshjen ndaj Malit të Zi të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dardanët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund arritën të triumfonin me rezultat 2:0 me golat e shënuar nga kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Vedat Muriqi.    

Kosova me këtë fitore grubmullon gjithsej 11 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në grupin A.

Republika Çeke renditet e dyta me gjithsej 12 pikë, një më shumë se Kosova, ndërsa Anglia është lidere e grupit me 15 pikë.

Kosova duhet të fitojë patjetër ndaj çekëve në mënyrë që t’i kalojmë ata për dy pikë më shumë.

Por, tri ditë më vonë, Përfaqësuesja jonë do të përballet me Anglinë në ‘Fadil Vokrri’, duke shpresuar që të marrim së paku një barazim që do të na kualifikonte në Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat