Ulluri: Tani e kemi më lehtë të dalim në Evropë

Futboll

Ulluri: Tani e kemi më lehtë të dalim në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2019 Në ora: 10:21
Gentrit Ulluri

Kosova është vatër e talenteve të futbollit dhe për çdo vit dalin emra të rinj, që po dëshmohen në ekipet e ndryshme. Edhe te skuadrat e ligës së parë kemi mjaft talent, që disa po luajnë edhe rol të rëndësishëm në ekipet e para.  

Një emër që po vjen është edhe Gentrit Ulluri, i cili ka synime të mëdha. Djaloshi është pjesë e klubit të futbollit me renome Ramiz Sadikut të Prishtinës, e cila garon në ligën e parë dhe aktualisht renditet në pozitën e 12-të me 7 pikë pas tetë jave të zhvilluara. Ulluri tha se si pikësynim e ka që të përgatitet sa më mirë, të jetë në formë për secilën sfidë dhe ta ndihmojë skuadrën që të mbledhë sa më shumë pikë.

“Bota sot”: Si iu lindi ideja që të merreni me futboll dhe kush iu nxiti më shumë?

Gentrit Ulluri: Si fëmijë jam rritur në familje me frymë sportive, duke marr parasysh se babai, vëllau dhe kushërinjtë e afërt kanë qenë aktiv në futboll, po ashtu duke përcjellë vazhdimisht ekipet më të mëdha, me shtyn që të filloja të luaja dhe të zhvilloj më shumë talentin në akademitë e futbollit.  

“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?

Gentrit Ulluri: Si çdo lojtar tjetër dëshira ime dhe synimet janë që të luaj në ekipet me në zë të Europës. Gjithashtu synimi im është që të përfaqësoj shtetin tim përsëri ne kompeticionet të UEFA-s dhe FIFA-s siç bëra me përfaqësuesen e Kosovës U-17.

“Bota sot”: A mendoni se motivi është edhe më i madh te lojtarët pas pranimit të FFK-ës në UEFA?

Gentrit Ulluri: Po, motivi është më i lartë pasi që tani jemi në gjendje të luajmë edhe në garat europiane si dhe në Champions League dhe Europa League, ku aty mund të tregojmë vlerat tona si ekipe dhe ne si lojtarë që të depërtojmë më lehtë.

“Bota sot”: Sa është vështirë të luash në ligën e parë?

Gentrit Ulluri: Është vështirë pasi që liga e parë është një ligë më shumë fizike, ekipet janë përafërsisht në të njëjtën nivel dhe për të fituar duhen me shumë vrapime dhe duhet të dijmë të vendosemi mirë taktikisht.

“Bota sot”: A e keni mbështetjen e familjes?

Gentrit Ulluri: Mbështetjen e familjes e kam të madhe pasi që ata janë aty për mua, çdo gjë me nevojitet dhe gjithmonë duke me mbështetur në çdo aspekt.

“Bota sot”: Cilat janë kushtet në KF Ramiz Sadiku?

Gentrit Ulluri: Duke i parë edhe klubet tjera mendoj që kushtet janë të mira. Ne kemi përkrahjen dhe kryesia e klubit na ndihmon për çdo gjë që na nevojitet.

“Bota sot”: Çfarë pozite luani dhe cilin klub e lojtar botëror e keni idhull?

Gentrit Ulluri: Pozita ime është ajo e mesfushorit qendror, por në disa raste vendosem edhe si mesfushor më i avancuar. Që nga fëmijëria me ka pëlqyer Manchester Utd dhe si lojtar i preferuar është Paul Pogba, pasi që është një lojtar i jashtëzakonshëm si në mbajtjen e topit ashtu edhe asistimet dhe golat që i shënon.

“Bota sot”: A mendoni se po rritet rivalitet dhe cilësia?

Gentrit Ulluri: Po, pasi çdo herë e më shumë po dalin lojtarë të talentuar dhe me rritjen e tyre dhe me lojtarët me përvojë që kemi rritet edhe cilësia e ekipeve dhe e ligës në përgjithësi.

“Bota sot”: Çfarë synoni me Ramiz Sadikun?

Gentrit Ulluri: Për mua si lojtar i Ramiz Sadikut është që të zhvilloj të gjitha ndeshjet dhe të jap kontributin tim në çdo lojë. Ne jemi një ekip me moshë të re të lojtarëve dhe synimi ynë është mbetja ende në ligën e parë.

“Bota sot”: A keni synime që të shtegtoni jashtë Kosove dhe a keni ndonjë ofertë?

Gentrit Ulluri: Po, ai është qëllimi im, janë disa oferta të cilat jemi duke i shqyrtuar me familjen time.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat