Serbinë e mbyti xhelozia nga brohoritjet në Prishtinë, kështu shkruajnë!

Futboll

Serbinë e mbyti xhelozia nga brohoritjet në Prishtinë, kështu shkruajnë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2019 Në ora: 10:44
Serbinë e mbyti xhelozia nga brohoritjet në Prishtinë, kështu shkruajnë!

Disa mediat serbe, të inatosura deri në pikën e fundit apo nga xhelozia e shfrenuar, që shohin sukseset e kombëtares së Kosovës në futboll, merren edhe me një çështje që nuk ishte aspak serioze. 

Mediat e Serbisë në panik nga brohoritjet në një moment që u dëgjuan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, UÇK, UÇK, që është krenari e shqiptarëve kjo ushtri çlirimtare, e cila kishte luftuar Serbinë pushtuese.   

“Konflikti mes tifozëve malazez dhe të ashtuquajturës Kosovës! Shqiptarët provokojnë duke bërtitur "UÇK, UPK". Rreth 150 tifozë malazez ishin në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Sipas pamjeve, që u shfaqën në rrjetet sociale, ka pasur përleshje mes dy grupeve tifozësh, ndërsa shikuesit tjerë në të njëjtën kohë provokuan malazezët me brohoritjet UÇK, UÇK, duke aluduar në njësinë paramilitare”, shkarravit “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat