Menga: Kam dhënë dorëheqje nga KF Gostivari

Futboll

Menga: Kam dhënë dorëheqje nga KF Gostivari

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:19
Menga: Kam dhënë dorëheqje nga KF Gostivari

Trajneri kryesor, Erxhan Menga, ka dhënë dorëheqje nga klubi i futbollit Gostivari.

“Po, pas përfundimit të ndeshjes më Vardar Forinën (2-2) njoftova lojtarët dhe kryesinë e klubit se do të tërhiqem. Kryesia nuk e ka pranuar.

Ishte koha që të jap dorëheqje pas rezultateve jo shumë të mira. Po dorëhiqem për të mirën e klubit, kryesisë dhe tifozëve, pasi mendoj se Gostivari meriton më shumë. Nuk dua që unë të bëhem pengesë.

Kyesia ka caktuar mbledhje dhe do të kërkojnë nga unë që të kthehem, por unë nuk besoj se do të kthehem”, tha për gazetën Lajm, trajneri i njohur Erxhan Menga.

Në këto tetë javë të zvilluara në Ligën e dytë-Perëndim, Gostivari gjendet në vendin e pestë me tre fitore, tre barazime dhe dy humbje, duke grumbulluar 12 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat