Haxhibegiçi pas 35 viteve erdh e shkoi nga Prishtina, por kokulur!

Futboll

Haxhibegiçi pas 35 viteve erdh e shkoi nga Prishtina, por kokulur!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2019 Në ora: 13:36
Haxhibegiçi pas 35 viteve erdhi e shkoi nga Prishtina, por kokulur!

Faruk Haxhibegiçi, ish futbollist i mirënjohur boshnjak, pas 35 viteve erdhi e shkoi nga Prishtina, por kokulur, u mposht me 2:0 Mali i Zi nga Kombëtarja e Kosovës në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Haxhibegiçi është përzgjedhës i Malit të Zi, i cili ka fjalë të mëdha për Kosovën: “Unë e përgëzoj Kosovën për fitoren e merituar. Është një ekip i mirë”. 

Haxhibegiçi të hënën e 14 tetorit, sërish zbarkoi në stadiumin e Prishtinës, tani me emrin “Fadil Vokrri”, legjenda e futbolli tonë.

Haxhibegiqi sigurisht se i kujtohet mirë kur me Sarajevën në vitin 1983-1985 luante kundër Prishtinës së Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Zoran Batroviqit, Sahit Kelmendit, Kujtim Shalës, Skënder Shengylit, Shefqet Sinanit, Mensur Nexhipit etj.   Ai para se të vinte në Prishtinë e dinte për atmosferën brilante që bëjnë shqiptarët, sepse ende e ka në kohën atmosferën e Prishtinës së gjeneratës së artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat