Vijojnë me intensitet punimet në kompleksin e ri shqiptar

Futboll

Vijojnë me intensitet punimet në kompleksin e ri shqiptar

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 15:29
Vijojnë me intensitet punimet në kompleksin e ri shqiptar

Klubi i Partizanit nga Tirana po vijon me intensitet punimet për ndërtimin e kompleksit të ri.

Kompleksi po ngrihet në zonën e Tufinës, në kryeqytet.

Nga fotot që ka publikuar vetë klubi i kuq kuptohet se mini-stadiumi prej rreth 4 mijë vendesh ku do të mund të luajë ndeshjet ekipi i kuq ka marrë formë.

Kostoja e ndërtimit të shtëpisë së re të Partizanit mendohet se shkon rreth 5 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat