Mourinho nuk ndahet nga United, lojtari tregon bisedën pas ndeshjeve

Futboll

Mourinho nuk ndahet nga United, lojtari tregon bisedën pas ndeshjeve

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:39
Jose Mourinho

Lojtari i Manchester United, Scott Mctominay, ka treguar marrëdhënien e veçantë me trajnerin portugez, Jose Mourinho. Ai ka treguar se vazhdon e flet sërish me të dhe portugezi ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

"The Special One" e afroi në ekipin e parë dhe i dhuroi debutimin kundër Arsenalit në majin e 2017. 

"Mourinho është special për mua. Mbaj ende kontakte me te dhe flasim pas ndonjë ndeshjeje.

Ai do të ketë gjithmonë në zemrën dhe mendjen time dhe të familjes time, pasi më solli këtu dhe pati besim tek unë. Ishte ai që besoi tek unë", - tha 22-vjeçari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat