Hakan Sukur sulmon Erdogan dhe ëndërron kthimin në San Siro

Futboll

Hakan Sukur sulmon Erdogan dhe ëndërron kthimin në San Siro

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:48
Hakan Sukur

Hakan Sukur, ish-sulmuesi i Galatasaray, Inter dhe Parma, ka dalë edhe një herë kundër Erdogan me një postim në Twitter: "Kjo e imja është një luftë për drejtësinë, për demokracinë, për lirinë dhe për dinjitetin njerëzor. Nuk ka rëndësi se çfarë mund të humb nëse njerëzimi fiton".

Legjenda e futbollit turk, i cili ka humbur gjithçka nga momenti që ka dalë kundër

Erdogan, i është përgjigjur edhe një tifozi të Inter-it, i cili i ka bërë një ftesë: "San Siro është shtëpia jote, eja, nëse mundesh, do të pritesh me dashuri dhe respekt".

Sukur është përgjigjur: "Vëlla i dashur, keni një skuadër dhe një trajner shumë të mirë. Nëse do të vija, do ta bëja vetëm për të parë një ndeshje bashkë me ju. Më mungon Italia dhe San Siro. Do të ishte fantastike të shikoja një ndeshje me ju. Mijëra falënderime".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat