Sermaxhaj: Dy ndeshjet e mbetura janë jetike për Kosovën

Futboll

Sermaxhaj: Dy ndeshjet e mbetura janë jetike për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:55
Sermaxhaj: Dy ndeshjet e mbetura janë jetike për Kosovën

Kombëtarja e Kosovës gjithnjë e më shumë po i ngritë emocionet tek tifozët me lojëra dhe rezultate fantastike në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020. Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se dy ndeshjet e fundit, me Çekinë dhe Anglinë, janë jetike.

“Ishte paraqitje shume e mirë e përfaqësueses sonë të cilën e kurorëzuan me fitore pas një angazhimi e dëshirë maksimale. 

Të gjithë pa dallim bënë përformancë kaluese dhe si rezultat i saj shënuam dy  gola në kohë shumë të mirë dhe fituam vetëbesim për vazhdimin e lojës. Kosova ka pasur mundësi të shënoj edhe më shumë gola sikur të realizoheshin ato. 
Dy ndeshjet e mbetura janë jetike, duhet të fitohen për t’u kualifikuar, do të jetë e vështirë por besoj në lojën që po e bëjnë për një rezultat të favorshëm por duhet gjithsesi të kemi kujdes se edhe mund të pësojmë. 
Fundja jemi të kënaqur me atë se çfarë kanë treguar këta lojtar deri me tani në këto eliminatore, edhe po qese nuk arrijmë të kualifikohemi, duhet të jemi krenar për emocionet dhe lojën e bukur që kanë sjell. 

Kemi moshën e re në përfaqësuese, shpresoj të kemi gjatë edhe trajnerin Challandes në stol, dhe të jemi edhe më të fortë në eliminatoret e ardhshme, gjithsesi gjithçka tani mbetet e hapur për ne, duhet të bëjmë çmos dhe të kualifikohemi”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.
A jemi në presion apo e kemi planin B me Maqedoninë e Veriut?

“Gjithsesi që kemi edhe ndeshjen e Ligës së Kombeve, por njërën prej këtyre dy mundësive duhet ta shfrytëzojmë, besoj fuqishëm se do të jemi në evropian me qasjen e angazhimin që futbollistët kosovar po e shfaqin nga ndeshja në ndeshje”, tha Sermaxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat