Lordi zbulon vetveten përmes një libri, premton polemika: Jo gjithmonë e vërteta...

Futboll

Lordi zbulon vetveten përmes një libri, premton polemika: Jo gjithmonë e vërteta...

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:33
Nicklas Bendtner

Ish-lojtari i disa skuadrave në Europë njoftoi botimin e librit të tij përmes llogarisë personale në Instagram. Nicklas Bendtner ia besoi një autori danez të kaluarën e tij si futbollist, por jo vetëm: "Shumë gjëra kanë ndodhur për mirë, ose për keq. Ishte një udhëtim i egër, argëtues dhe ndonjëherë i vështirë për kujtesën", - shkruan sulmuesi kontravers, si parathënie e librit mbi të.

Danezi ka qenë në qendër të polemikave të ndryshme në karrierën e tij të gjatë (nga Arsenali te Ståle Solbakkens, përmes Juventusit, Wolfsburg dhe Rosenborg). Polemika e fundit lidhet me Trondheim, ku nuk mori besimin e trajnerit këtë sezon. Bendtner, së fundi u dënua me 50 ditë burg për dhunën ndaj një shoferi taksie në Kopenhagë. Libri do të dalë në shitje nga e marta e 5 nëntorit të këtij viti, ndërsa Bendtner mundohet t’i fusë lexuesit në rrjedhën e rrëfimit autobiografik, paraprakisht: 

“Në janar, u ula dhe i tregova historinë time një shkrimtari, të cilit guxova t’i bindesha. Kaluan gati dy muaj para se t’i thoja të gjitha. Kaq shumë kanë ndodhur, për të mirë dhe të keq. Ishte një udhëtim i egër, argëtues dhe nganjëherë i vështirë për kujtesën, por për fat të mirë ka shërbyer për diçka. Ky rrugëtim më ka bërë më të mençur se cili jam, më ka qartësuar se cili dua të jem, edhe pse gjërat ndonjëherë nuk kanë shkuar si duhet. Prandaj, po pres me padurim ta ndaj historinë time me botën. Ajo që duket nuk është gjithmonë versioni i së vërtetës, që keni menduar se e dini”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat