Mediumi serb: Ky lojtar është Zot i futbollit në Prishtinë 

Futboll

Mediumi serb: Ky lojtar është Zot i futbollit në Prishtinë 

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 19:10
Mediumi serb: Ky lojtar është Zot i futbollit në Prishtinë 

Futbollisti  Vedat Muriqi është lavdëruar nga shumë persona për paraqitjet e tij për Fenerbahcen dhe Kombëtaren e Kosovës, mirëpo lëvdata e fundit për të erdhi nga mediumi serb ‘Blic’, që e cilëson Muriqin “Zot të futbollit në Prishtinë”.

Vedat Muriqi ishte titullar në fitoren e mbrëmshme me rezultat 2:0 të Kosovës kundër Malit të Zi dhe ai arriti të kontribuojë me një gol gjatë pjesës së parë të ndeshjes, përderisa pati edhe tjera raste të tjera për të shënuar.  

Qendërsulmuesi Muriqi ishte lojtari me vlerësimin më të ulët nga skuadra e Kosovës nga ndeshjes e kaluar sipas SofaScore (6.9), mirëpo mediumit serb Blic i bëri përshtypje paraqitja e Muriqit.

“Ky njeri është Zoti i futbollit në Prishtinë! Anglezët e kujtojnë mirë, stadiumi iu përkul dhe lavdërimet nuk pushuan.

Vedat Muriqi është zot i futbollit në Prishtinë, dhe koreografia e veçantë e ka dëshmuar atë”, shkruan më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat