Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Muriqi, emocionon me një foto të vitit 1987 apo të para 32 viteve, kur Prishtina garonte në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë.
Fadil Muriqi është me xhemper të kuq dhe shumë i hareshëm, por me shokët e tij, të cilët atëkohë e çonin në këmbë me rezultate tërë shqiptarinë.
Në foto janë Nazmi Rama, Xhevdet Muriqi, i ndjeri Faton Domi, Gani Llapashtica dhe Fadil Muriqi.
Fotografi sa një mijë fjalë, padyshim që emocionon brezin e asaj kohe, të cilët kudo e ndiqni Prishtinën.
Muriqi jeton e vepron në Australinë e largët.