Ja si e quan Andin Lokaj këtë futbollist të Kosovës

Futboll

Ja si e quan Andin Lokaj këtë futbollist të Kosovës

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 19:45
Andin Lokaj

Komentatori i Radio Televizionit të Kosovës, Andin Lokaj i ka dhënë një epitet interesant futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës U-21, Lirim Kastratit duke e quajtur “rrymë” për shkak të shpejtësisë që posedon.

Lokaj gjatë një solo aksioni të Kastratit e përdori epitetin “rrymë”. “Ja tani kontrollin e topit e ka rryma, këmbëshpejti Kastrati”.

Sulmuesi nga Kamenica njihet për shpejtësinë e madhe, duke qenë ndër futbollistët më të shpejtë në fushë në ndeshjen e sotme.

Shqipëria U-21 dhe Kosova -21 janë duke e zhvilluar ndeshjen kualifikuese për Evropianin e 21 – vjeçarëve.

Në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi, përballen për herë të parë në grup me Kosovën.

Pas 4 takimeve, Shpresat mbajnë vendin e parafundit në grup, me vetëm 2 pikë të grumbulluara. Ndërsa, të rinjtë e Kosovës numërojnë 6 pikë, me vetëm 3 ndeshje të zhvilluara, dhe kërkojnë të vijojnë ëndrrën, për të siguruar një biletë në Europianin e të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat