Rikthehen 6, Juventus nis të plotësohet

Futboll

Rikthehen 6, Juventus nis të plotësohet

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 22:17
Maurizio Sarri

Ka nisur këtë të martë java për Juventus, që përgatitet për rifillimin e kampionatit, teksa të shtunën do të ndeshet në “Allianz Stadium” kundër Bologna. Skuadra është ribashkuar sot në kompleksin stërvitor bardhezi.

Të ndikuar nga pushimi i shkaktuar për shkak të angazhimit të ekipeeve kombëtare, bardhezinjtë janë plotësuar sot me plot 6 rikthime të futbollistëve që u aktivizuan me përfaqësuset e tyre: Alex Sandro, Emre Can, Dybala, de Ligt, Ramsey dhe Szczesny.

Të mërkurën pritet të ribashkohen me kampionët e Italisë edhe lojtarët e angazhuar me përfaqësuesen italiane, sikurse dhe rekordmeni Cristiano Ronaldo, pasi realizoi golin e tij të 700 në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat