Spanja siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020

Futboll

Spanja siguron kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:25
Pamje nga ndeshja

Spanja ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020.

Kjo u arrit falë barazimit në kuadër të xhiros së tetë të Grupit F me Suedinë, 1 me 1.

Një gol në minutën e fundit i Rodrigos ia solli pikën vendimtare Spanjës që deri tash ka grumbulluar 20 pikë.

Në këtë grup, Suedia është e dyta me 15 pikë e Rumania e treta me 14. Dy këto kombëtare në xhiron e ardhshme përballen mes vete duke mos e bërë të mundshme që të dyja të arrijnë Spanjën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat