Shifra marramendëse që ka shpenzuar Milan për Higuain

Futboll

Shifra marramendëse që ka shpenzuar Milan për Higuain

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 00:36
Gonzalo Higuain

Një studim i marrë nga llogaritë financiare të Juventusit ka treguar shumën që ka paguar Milani për huazimin gjashtë mujor të Gonzalo Higuain.

Sulmuesi u transferua te kuqezinjtë për një huazim njëvjeçar në verën e 2018, por në janar shkoi te Chelsea.

Calcio e Finanza ka parë shifrat e publikuara të Juventusit dhe ka llogaritur se sa kanë kushtuar këto operacione të shkurtra me klubet e tjera.

Sajti zbuloi se Milani shpenzoi 10.28 milionë euro, pa llogaritur rrogën e argjentinasit teksa ai ka bërë 22 paraqitje duke shënuar tetë gola.

Po të llogaritësh edhe rrogën e lojtarit, e cila është rreth 9 milionë euro në vit, Milani i bie të ketë paguar edhe 4.5 milionë euro të tjera, pra 14.5 milionë euro për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat