Befason portieri i Bullgarisë: Nuk kishte racizëm ndaj anglezëve

Futboll

Befason portieri i Bullgarisë: Nuk kishte racizëm ndaj anglezëve

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 06:28
Iliev

Portieri i kombëtares së Bullgarisë, Iliev, ka befasuar me komentet e tij të fundit.

Ndeshja e luajtur në Sofje, mes Bullgarisë dhe Anglisë, ka lënë një shije të keqe për futbollin, faji i tifozëve bullgarë, të cilët eskaluan me fyerje raciste dhe përshëndetje për nazizmin.

Përkundër dënimeve të pranuara nga UEFA dhe shkrimet e të gjitha medieve anë e mbanë botës, portieri i kombëtares bullgare, Plamen Iliev, guxon të deklarojë se nuk ka pasur ndonjë fyerje raciste në stadium.

“Të jem i sinqertë, besoj se tifozët u sollën mirë” ka thënë Iliev.

“Nuk kishte ndonjë abuzim. Mendoj se anglezët kanë ekzagjeruar me reagimin e tyre” ka shtuar portieri bullgar.

Të njëjtin ‘ferr’ anglezët e kaluan edhe në Podgoricë, ku fyerjet raciste nuk munguan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat