Ronaldo fiton dyfish më shumë se Messi në Instagram, portugezi yll i rrjeteve sociale

Futboll

Ronaldo fiton dyfish më shumë se Messi në Instagram, portugezi yll i rrjeteve sociale

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:52
Cristiano Ronaldo

Ata kanë qenë duke luftuar për çmimin e futbollistit më të mirë në planet për më shumë se një dekadë, por Cristiano Ronaldo më në fund ka avantazhin ndaj Lionel Messit – të paktën kur bëhet fjalë për fitimet në Instagram.

Superylli i Juventusit fiton 44 milionë euro në Instagram vetëm vitin e kaluar, dyfishin e Messit dhe duke u bërë rekordmeni i këtij rrjeti sociale.

Messi fitoi vetëm 21.5 milionë euro nga postimet e tij.

Ndërsa ish-ylli i Real Madrid po hyn në vitet e fundit të karrierës 34 vjeç, duket se ai është akoma në gjendje të bëjë një ndikim si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Një studim i Buzz Bingo shikoi numrin e postimeve nga yjet në Instagram dhe fitimet e tyre të mëvonshme, me Ronaldon duke tronditur ikona të rrjeve sociale si Kendall Jenner dhe Selena Gomez.

Ronaldo bëri 34 postime të sponsorizuara në Instagram gjatë 12 muajve të fundit, duke fituar 900 mln euro për secilin – duke i siguruar atij një shumë të madhe prej 44 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat