“Ronaldo mund ta rikthejë United në formën e duhur”

Futboll

“Ronaldo mund ta rikthejë United në formën e duhur”

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 10:15
Cristiano Ronaldo

Ish-sulmuesi i Manchester United, Louis Saha po shpreson që portugezi Cristiano Ronaldo, të rikthehet në “Old Trafford”, para se të pensionohet.

Ronaldo është në fund të karrierës, por përsëri është në formën e njëjtë që ka qenë gjithmonë.

Saha beson që ish-bashkëlojtari i tij është sulmuesi i duhur që mund t’i rikthejë “Djajtë e Kuq”, në formën e duhur.

“Ronaldo ka ndryshuar që nga koha kur kemi luajtur bashkë. Arritjet që ka bërë në futboll janë të ‘çmendura’. E dëshiron topin në 90 minuta, është mirë ta shohësh. Të shohësh të rikthehet në United do të ishte ëndërr, sepse e di që do të kishte efekt të madh. Ndoshta do të shënonte me pak gola, por do të ishte e mrekullueshme”, deklaroi ai.

United këtë sezon është në formë shumë të dobët pasi është në vendin e 12-të, ndërsa ndeshjen e radhës e ka kundër liderit Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat