Sot luhet Prishtina – Drenica

Futboll

Sot luhet Prishtina – Drenica

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:22
Sot luhet Prishtina – Drenica

Pas pauzës së ndeshjeve të Përfaqësueseve, skuadra bardhekaltër vazhdon ndeshjet kampionale me ritëm të shtuar dhe katër ndeshje do t’i zhvilloj për 13 ditë.

"Kundërshtari i sotëm është skuadra kuqezi nga Skenderaj, Drenica e cila renditet e 8-ta me 4 pikë më pak se Prishtina, apo 9 të tilla të grumbulluara, duke shënuar 2 fitore, 3 barazime e 3 humbje.

Prishtina ka arritur 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ndërsa, Prishtina ndaj Drenicës, në edicionin e kaluar, nga 3 ndeshje kampionale dhe një për Kupë, në të gjitha këto përballje kishte triumfuar.

Bardhekaltrit nuk kanë futbollistë të suspenduar, por nga lëndimi ende nuk janë rikthyer Haliti dhe i riu Zyba.

Java VIII (e mbetur)

Prishtina – Drenica

E mërkurë, 16 tetor – ora: 18.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Çmimi i biletave: 3 € Lindje. € Perëndim. 10 € VIP, thuhet nga FC Prishtina.

“Sezonin e kaluar kemi pasur paraqitje pozitive me Drenicën dhe shpresoj njëjtë të vazhdojmë edhe këtë edicion. Kemi punuar mjaft mirë gjatë kësaj pauze. Jam optimist se do të paraqitemi mirë, sepse edhe s’kemi edhe rrugë tjetër përveç fitores”, ka thënë mesfushori defansiv, Diar Miftaraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat