Ja lojtarët e Kosovës që nuk i rezistuan dot tundimit, duke kënduar me zë himnin...

Futboll

Ja lojtarët e Kosovës që nuk i rezistuan dot tundimit, duke kënduar me zë himnin...

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:04
Ja lojtarët e Kosovës që nuk i rezistuan dot tundimit, duke kënduar me zë himnin...

Një moment emocionues u regjistrua ditën e djeshme, para startit të sfidës mes Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21 të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2:1, ndërkohë që në momentin e ekzekutimit të himnit shqiptar, disa lojtarë të Kosovës nuk nguruan të këndonin me zë këtë himn.

Bëhet fjalë për futbollistët Mirlind Daku, Gëzim Pepsi, Kreshnik Hajrizi  si dhe mbrojtësi Lirim Kastrati, të cilët nuk i rezistuan dot tundimit, duke kënduar me zë, himnin shqiptar.

Në fund, të gjithë futbollistët e Kosovës e duartrokitën këtë moment emocionues, ashtu si në tribunat e stadiumit, ku tifozët e dy skuadrave ishin bërë bashkë e po këndonin njëzëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat