Icardi: Lukaku do të shënoj shumë gola në fanellën e Interit

Futboll

Icardi: Lukaku do të shënoj shumë gola në fanellën e Interit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:24
Mauro Icardi Romelu Lukaku

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi ka mbrojtur sulmuesin e Interit, Romelu Lukakun.

Lukaku u transferua gjatë afatit kalimtar për 80 milionë euro dhe impresionoi të gjithë në katër ndeshjet e para duke shënuar tri gola, por në ndeshjet e fundit nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt golit.

Kjo ka bërë që të këtë disa kritika nga shumë tifozë të “Neurazurëve”.

Por, sipas Icardit belgu do të shkëlqej, pavarësisht se brenda një kohe do të këtë disa probleme.

“Mendoj se ka filluar mirë duke shënuar disa gola. Pastaj u lëndua dhe filluan kritikat, pasi është transferim i madh për klubin. Nuk është lehtë për askënd të luaj në Itali. Seria A është kampionati me i mirë në Evropë për mbrojtje. Do t’i nevojitet kohë por ka shënuar gola gjatë karrierës së tij dhe do vazhdoj ta bëjë këtë gjë”, deklaroi ai.

Icardi në fund foli edhe për të ardhmen e tij duke thënë se qëllimi kryesor është të bëjë më të mirën.

“Këtë vit jam te PSG dhe qëllimi është të bëjë më të mirën për këtë fanellë. Në fund të sezonit do të flasim, është herët për të thënë ndonjë gjë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat