“Joviq do të fillojë të shkëlqej te Reali”

Futboll

“Joviq do të fillojë të shkëlqej te Reali”

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 14:09
Luka Jovic

Ish-bashkëlojtari i Luka Jovic te Eintracht Frankfurt, Alexander Meier, beson që sulmuesi do të fillojë të shkëlqej te Reali.

Joviq është në formë jo të mirë pasi nuk ka arritur të gjej rrugën drejt golit në fanellën e “Los Blancos”, transmeton KosovaPress.

Reali e transferojë lojtarin gjatë afatit veror për 60 milionë euro dhe Meier beson që Joviq do të arrij të tregojë vlerën e tij.

“Mund ta shihni pas dy ose tri javëve se sa i mirë do të jetë. Është perfekt kur e ka mundësinë. Kur transferohesh në klub të ri, të duhet kohë për t’u adaptuar, jam i sigurt që brenda një kohe të shkurtër do të tregojë vetën”, deklaroi ai.

Reali këtë sezon është i pamposhtur në LaLiga dhe është në vendin e parë me 18 pikë, dy me shumë se Barcelona që renditët në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat