Mendes: Ronaldo do ta thyej rekordin e Peles

Futboll

Mendes: Ronaldo do ta thyej rekordin e Peles

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:12
Cristiano Ronaldo

Agjenti Jorge Mendes, insiston që ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund ta thyer rekordin e legjendës braziliane Pele.

34-vjeçari ka arritur shifrën e 700 golave në karrierë dhe është duke u munduar të thyer rekordin e ri, transmeton Bota sot.

Pele ka shënuar 767 gola dhe Mendes mendon që pesë herë fituesi i Topit të Artë do të thyej këtë rekord.

“Cristiano ka arritur shifrën prej 700 golave, por nuk kam dyshim që do të arrij të kaloj Pelen duke u bërë golashënuesi me më së shumti gola në histori të futbollit dhe këtë gjë do ta arrij me Juventusin. 68 gola për Ronaldon nuk janë shumë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat