Zhvendoset El Clasico në Bernabeu?

Futboll

Zhvendoset El Clasico në Bernabeu?

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:35
Zhvendoset El Clasicos në Bernabeu?

Rajoni i Katalunjës është përfshirë sërish nga demonstratash prej dy ditësh, teksa mijëra njerëz pro pavarësisë kanë zaptuar sheshet e qyteteve për të protestuar edhe kundër procesit gjyqësor ndaj 12 liderëve separatistë. Por situata e rënduar mund të ndikojë direkt edhe në kampionatin spanjoll të futbolli, pasi më 26 tetor është në plan që në “Camp Nou” të luhet ndeshja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, ndërsa La Liga ka propozuar ndryshimin e stadiumit.

Sipas Ligës, zhvillimi i ndeshjes në “Camp Nou” mund të rrisë edhe më shumë tensionet dhe të bëjë që situata të dalë nga kontrolli, ndaj është mirë që takimi të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, pra një ndryshim i radhës së stadiumeve. Protesta arriti edhe nivele dhune të theksuara, ku sipas organeve të policisë të paktën 157 vatra zjarri të qëllimshme u regjistruan në të gjithë qytetin, dhe selitë e prefekturave u rrethuan nga protestuesit. Por protesta nuk ndali vetëm në Barcelonë. Protestuesit u përplasën me policinë edhe në qytete të tjera të Katalunjës si Girona, Tarragona, Lleida dhe Sabadell, me një bilanc ende jo përfundimtar të 114 të plagosur, ndër to 54 janë nga forcat e policisë. La Liga e ka dërguar një kërkesë në Komitetin e Garave të Federatës së Futbollit të Spanjës për ta zhvendosur përballjen mes Barcelonës dhe Real Madridit nga “Camp Nou” në “Santiago Bernabeu”.

Vendimi i Komitetit të Garave ende s’është bërë i ditur. Ndryshimi i mundshëm i stadiumit për “El Clasicon” e parë të këtij sezoni, më 26 tetor, është në duart e Komitetit të Garave të Federatës së Futbollit të Spanjës, Ata do të takohen të enjten, më 17 tetor, për ta diskutuar kërkesën.

Të mërkurën u propozua që ndeshja të zhvendosej në Madrid për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Barcelonës pasi liderët politikë të Katalonjës u dënuan me nëntë deri në 13 vjet burgim të hënën. Protestat kanë shkaktuar kaos në shumë pjesë të qytetit dhe La Liga dëshiron t’i shmanget zhvillimin të “El Clasicos”, që edhe kështu ka ndikim politik, në ato rrethana në Barcelonë.

La Liga i ka shkruar bordit të Federatës duke e kërkuar një ndryshim. Ata kanë kërkuar që ndryshimi të bëhet për shkak të “force majeure”, që përshkruhet si “kushti që ia pamundëson një personi apo kompania ta përmbushë një kontratë për shkak të rrethanave të paparashikueshme”. Komiteti i Garave do të kërkojë deklarata nga të dyja klubet dhe do ta marrë vendimin sa më shpejt që të jetë e mundur. Kjo mund të ndodhë qysh të hënën apo të martën, mirëpo ata mund të nguten edhe më shumë për ta nxituar procesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat