Agjenti i Pepe: Isha i bindur që do transferohej në Napoli

Futboll

Agjenti i Pepe: Isha i bindur që do transferohej në Napoli

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:41
Mario Giuffredi

Agjenti i Nicolas Pepe, Mario Giuffredi ka pranuar që sulmuesi ishte afër t’i bashkohej Napolit.

Pepe ishte i kërkuar nga Napoli gjatë kohës kur ishte në Lille, por në fund vendosi t’i bashkohet Arsenalit.

Giuffredi ka thënë se sulmuesi i Bregut të Fildishtë ishte afër transferimit në Napoli, mirëpo disa faktorë kanë bërë që transferimi dështoi.

“Isha në Dimaro, i bindur që Napoli do ta blinte. Për fat të keq disa faktorë ndryshuan. Agjentët kishin interesimet të mëdha”, deklaroi ai.

Arsenali këtë sezon është në vendin e tretë me 15 pikë, nëntë me pak se Liverpool që është lider në kampionatin anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat